Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me përplasjen mes simpatizantëve të PD-PS në Elbasan.
Në një postim në twitter, ai shkruan se “tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″!”
Rama thotë se simpatizantët e PD dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre.
Lexo edhe: Politika i merr shkëlqimin “Ditës së Verës”, përplasje mes simpatizantëve të PD-PS në Elbasan.
Sipas tij, “kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!”
“Keqardhje e madhe për PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!” thotë Rama.
Akuzave të Bashës si ai sot në Elbasan shoqërohet nga banditë me pistoletë në brez.
Rama: Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!
Ora news