Ai u kthye në Itali pas një kohe të gjatë, por i duhet të vuajë një urdhër ekzekutimi të dënimeve të njëkohshme të dhëna nga gjykata e Milanos për 12 vjet e gjysmë burgim, plus një gjobë mbi 17 mijë euro.
Kështu policia kufitare italiane arrestoi një 50-vjeçar nga Shqipëria në aeroportin e Pizës gjatë kontrolleve të shtetasve nga vendet jashtë Shengenit.
Policia e bllokoi gjatë një kontrolli kufitar në një avion që vinte nga Tirana.
Mësohet se 50-vjeçari shqiptar duhet të vuajë dënimin për krime të ndryshme, përfshirë shoqërimin kriminal, rrëmbimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Tani ai ndodhet në burgun e Pizës.