Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të takimeve të tij në Elbasan akuzoi sërish Ramën për incidentin e sotëm mes simpatizantëve demokratë dhe socialistë.
Basha apeloi kreun e PS të heqë dorë nga shoqërimi me kriminelë dhe provokimet si ai sot në Elbasan.
Basha: Dua ta them qartë se koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe është për të ardhur keq që edhe javët e fundit të tij provokoi qyttein e Elbasanit duke treguar dëshpërimin që e ka kapluar me miqtë e tij kriminelë. Koha kur qyteti dhe qytetarët e Elbasanit ishin nën hyqmin e kriminelëve të Edi Ramës ka marrë fund. As nuk do të na trembë dhe as nuk do të na ndalë dot. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë ndryshimin që shqiptarët mezi e presin. Ia them qartë dhe prerë, hiq dorë nga shoqërimi me kriminelë dhe provokimi si ky që i bëre sot qytetit të Elbasanit.
Lexo edhe: Politika i merr shkëlqimin “Ditës së Verës”, përplasje mes simpatizantëve të PD-PS në Elbasan
Deklaratat i bëri pas një takimi që pati me gratë e PD. Axhenda e tij vijoi me takime me qytetarë dhe biznese në Elbasan.
Ora news