Taulant Balla, i Partisë Socialiste, e konsideron sherrin që ndodhi sot në Elbasan, në Ditën e Verës, një provokim politik të opozitës, që shkatërroi festën.
Sipas Ballës, në incident u pa përçarja e opozitës, por “Meta dhe Saliu do të marrin përgjigje në 25 prill për këtë spektakël”.
“Të dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot. Meqenëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!
Elbasanllinjtë që kurrë s’janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!
Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë përgjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turpëruan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!”, shkruan ai në “Facebook”.
Militantët e partive u përplasën me njëri –tjetrin, pasi kryeministri, Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Basha shkuan në të njëjtën kohë në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.
Top Channel