Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi thotë se në vetëm tre muaj, policia bashkiake e Tiranës ka vendosur një numër rekord gjobash.
Murrizi thotë se asnjë shtet tjetër në botë s’i ka këto statistika, ku nga janari në fund të marsit janë vendosur 92 mijë gjoba.
Sipas statistikave, gjysma e makinave të Tiranës ka marrë të paktën një gjobë brenda këtyre tre muajve.
Reagimi i Murrizit:
Nga data 1 janar 2022 deri me 31 mars 2022, pra per tre muaj policia bashkiake e Tiranes ka vendosur 92000 gjoba per automjetet
Nje “ norme” e realizuar me sukses qe arrin shifren mbi 30000 gjoba ne muaj ose mbi 1000 gjoba ne dite
Tirana ka gjithsej rreth 180000 makina nga reth 500000 makina qe ka ne qarkullim e gjith Shqiperia
Brenda 3 muajve te pare te ketij viti jane gjobitur gjysma e makinave te Tiranes ose rreth 20% e makinave te gjithe Shqiperise
Policia bashkiake e Tiranes ka te punesuar rreth 1000 polic bashkiak, dhe sipas llogaris i bie qe brenda tre muajve sejcili te kete prere nga 90 gjoba ose nga 1 gjobe ne dite
Nese gjendet nje vend tjeter ne bote me keto statistika gjobvenese ma thoni ju qe dini me shume dhe keni informacion ne çdo fushe
Ne fund kam nje pyetje???
A jeni te “ kenaqur” me 1000 gjoba ne dite? Duhen me shume se kaq? Apo duhen shume me shune se kaq?
Se me pak nuk besoj qe do pranoni kurre se pastaj nga do ti gjej te ardhurat bashkia qe te paguaj nje armate te tere qe ka punesuar???
Pushteti lokal para “ reformes” teritoriale kishte te punesuar gjithsej 46000 punonjes ne te 60 bashki dhe 340 komuna se bashku
Sot pushteti lokal me 61 bashki ta te punesuar 92000 punonjes ose dy fish me shume
Po mund te thote dikush se nga paguhen gjithe keta???
Po nga taksat dhe gjobat e Qytetareve paguhen se asnje kr bashkie nuk “pjell” para