Kryeministri Edi Rama është duke marrë në një aktivitet ku do të firmoset një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan, për ndërtimin e 100 laboratorëve “SMART” në 100 shkolla të vendit. Ky Fondacion do të marrë me koncesion dhe Parkun e Butrintit.
Rama paralajmëroi se nga viti i ri shkollor do të ketë një sistem të ri për të mësuarit e lëndës së Informatikës. Sipas tij, do jetë një skuadër mësuesish që do punojnë me nxënësit në gjithë vendin.
Ne po përgatitemi që duke filluar nga viti i ri shkollor të kemi një sistem të ri të mësuarit të lëndës së Informatikës. Për të rritur cilësinë e mësimdhënies, përmes një skuadre mësuesish të zgjedhur që do lidhen me nxënësit në të gjitha shkollat”, tha Rama ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e kryeministrit:
Sot, jemi për të filluar një proces transformues që është pjesë e revolucionit tonë dixhital, që u nxit në mënyrë të posaçme nga nxënësit me të cilët ne patëm një komunikim intensiv, lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në nivel tjetër të laboratorëve të Informatikës.
Laboratorë që figurojnë fizikisht në shkolla, por në të vërtetë kryejnë një pjesë shumë të vogël, për të mos thënë asgjë, të misionit të tyre sepse janë të dalë kohe. Në kushtet kur fëmijët e vegjël janë më të avancuar dhe më të shpejtë. Ne u vumë në lëvizje dhe gjetëm në këtë rrugë një partner serioz, të besueshëm dhe të superkualifikuar.
E fillojmë me 100 laboratorët e parë SMART që janë laboratorët më të fundit, në 100 shkolla. Ne do vazhdojmë më tutje, se ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë shkollave me laboratorë SMART. Kjo kërkon një njohje të mirë të procesit.
Së shpejti do të hapë dyert dhe Piramida, duke u transformuar qendra më e madhe e inovacionit në rajonin tonë. Do të ketë dhe disa qendra të tjera. Për të shtrirë sa më shumë në territor hapësirën e mësimit të teknologjisë dhe zhvillimit të vajzave dhe djemve, për t’u dhënë në dorë një instrument që ju siguron arsimim cilësor.
Ne po përgatitemi që duke filluar nga viti i ri shkollor të kemi një sistem të ri të mësuarit të lëndës së Informatikës. Për të rritur cilësinë e mësimdhënies, përmes një skuadre mësuesish të zgjedhur që do lidhen me nxënësit në të gjitha shkollat. Kjo edhe për mësuesit e Informatikës që do kenë mundësi të rrisin cilësitë e tyre.
Ne kemi planin e duhur, patjetër që kemi dhe partnerët e duhur. Majkëll e tha që fondi është një partner, por dihet të kemi dhe partnerë të tjerë që po përpiqemi t’i ftojmë drejt kësaj iniciative. Që Shqipëria të jetë ndryshe, me kapacitetet e reja ën funksion të teknologjisë.