Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se do të dëbojë nga vendi 34 diplomatë francezë. Atyre iu është lënë dy javë kohë afat që të largohen nga vendi. Gjithashtu Rusia ka dëbuar edhe 27 diplomatë spanjollë dhe 24 italianë.
Ky vendim i autoriteteve në Moske vjen pasi në prill, Franca dëboi 35 rusë me status diplomatik, në një kohë kur vërshuan një vale dëbimesh të rusëve nga kryeqytetet evropiane.
Më herët ministria e jashtme e Francës deklaroi se gjashtë agjentë rusë që paraqiteshin si diplomatë, u shpallën persona non-grata.
Shërbimet franceze të inteligjencës sugjeruan se rusët po punonin kundër interesave kombëtare franceze.