Partia Demokratike ka anuluar mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur pasditen e sotme ku Enkelejd Alibeaj ftoi të gjithë anëtarët e grupit parlamentar, përfshirë edhe ata të Rithemelimit duke përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Burime bëjnë me dije pë se vendimi i Alibeajt ka ardhur pas pozicionimit të Partisë Socialiste në raport me kandidatët e selisë blu për president të Shqipërisë.