Deputeti i PD, Ervin Salinjai ka reaguar pas dështimit të negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për presidentin e ri. Me anë të një postimi në facebook, Salianji shkruan se Partia Socialiste shfrytëzoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin”.
Ai thotë se e gjitha ishte një farsë që frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha Ramës alibi sikur kishte proces dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!
“Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytëzoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proces dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!
Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!”, shkruan Salianji.