Sapo më kanë thënë që Florentino Pérez u ka thënë lojtarëve sonte në dhomën e zhveshjes se Mbappe nuk do të vijë. Le të presim të dëgjojmë se çfarë ka për të thënë Mbappe përpara se të konfirmojmë diçka”
Lajmin e bujshem e jep Guillem Balague, gazetari me autoritar ne bote dhe nder 10 me te miret ne qarkullim! Nje lajm ky qe do te konfirmonte gjithcka ka ndodhur gjate ketyre diteve.
Seriali Killian Mbappe vazhdon. Aty ku francezi ishte një hap larg Real Madridit, por Paris Saint-Germain doli me një propozim te cmendur! Parisienët i japin atij komandën absolute, për të zgjedhur lojtarë dhe trajnerë, me Mbape që mendon seriozisht dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të mbajë fanellën e Parisit.
“Kemi një ofertë nga Real Madrid dhe një nga PSG për të rinovuar kontratën. Ka ardhur momenti që Kylian të marrë një vendim për të ardhmen. Të dy ofertat janë të barasvlefshme në aspektin financiar, në thjesht po presim të mësojmë zgjedhjen e Kylian”, deklaroi nëna e sulmuesit francez, Fayza Lamari.
Sipas emisionit “Chiringuito”, sulmuesi 23-vjeçar nuk u përgjigjet më thirrjeve të Los Blancos dhe transferimi i tij te skuadra e Carlo Ancelottit tashmë është shumë i vështirë.
“Mbappe ka ndryshuar planet e tij dhe nuk po u përgjigjet më thirrjeve të Realit. Mendoj se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe do të shpallë vendimin e tij të dielën. “Transferimi i tij te Reali është shumë i vështirë”.