Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar në selinë e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e ri të PD-së, ku ai garon përballë Ibsen Elezit.
I shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha, ai u ndal të fliste për mediat, ku tha se ky sihte një proces historik që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie.
Së pari, përshëndes demokratët dhe demokratet, komisionerët e 108 qendrave të votimit në mbarë Shqiëprinë dhe uroj të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik, jo vetëm për PD-në por edhe për Shqipërinë, dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan.
Ky është një proces historik, sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre, por sepse ëhstë një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioza, atij të zgjedhjes së Presidentit. Është mafioz dhe anti-Kushtetues sepse bazohet mbi grabitjen e vullnetit të shqiptarëve dhe bashkëpunimin e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitën. Në këtë proces shohim dritën e shpresës për të ardhmen. Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë”, tha Berisha.