penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj ka treguar me detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 2 mars të 2020, ku u ekzekutua Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.
Hoxhaj tha se për ekzekutimin e Shkozës i ishin ofruar 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë euro.
Ai ka treguar se Nuredin Dumani kisht5e organizuar gjithë skemën sesi do të behej vrasja, teksa ka treguar se në “rrjetë” për këtë vrasje kishte hyrë edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.
Eljo drejtonte mjetin ditën që ndodhi atentati. Kanë qenë në Nishtullë kur kanë spikatur viktimën dhe kanë sulmuar drejt tij. Henri Hoxhaj tha se në atentat janë përdorur tre armë, teksa ka treguar se kur ka dalë nga makina për të vrarë “shënjestrën”, viktima i ka thënë se nuk jam unë ai që doni, ndërsa ky i fundit pasi është siguruar se Dorjan Shkoza ishte pikërisht ai e ka qëlluar me dy plumba në kokë.
“ Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës. Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë. Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë. Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj, shkruan “ABC News”.