Shoqëria civile la dalë në protestë para parlamentit, ku ditën e sotme në seancë plenare do të diskutohet për projektligjin për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit.

Shoqata civile është shprehur se specialistët nuk janë pyetur në lidhje me këtë çështje dhe se ligji favorizon një fondacion të caktuar dhe se të gjitha fondet do t’i marrë fondacioni.

Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe tha se ky plan është qesharak.

“Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, deklaron ai