Kryetari i Parlamentit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit, në një deklaratë për mediat tha se PD në këtë proces dha kontributin e tyre, pasi morën pjesë.
Ai u shpreh se opozita nuk ka propozuar një emër për president, pasi s mazhoranca nuk ka respektuat dakordësinë e arritur.
Alibeaj theksoi se Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve dhe opozita së bashku me mazhorancën duhet ta zgjidhin atë në mënyrë konsensuale.
“S’ka nevojë për 2 për tango, se s’duhet të jetë një president për tango nga të 2, duhet një president mbi palët, president i shqiptarëve. Në mënyrën më fisnike kemi marë pjesë në këtë proces kemi dhënë kontributin tonë, për ti bërë një president që është mbi palët, që te mos jetë një president as i njërit as i tjetrit. Ai nuk do të jetë president i dyve që luajnë tango, por i shqiptarëve.
Kontributiri ynë është të marrim pjesë në process, të ulemi, të përcaktojmë ca rregulla.
Ne propozojmë, ne mund të kishim të drejtën që të thoshim Presidentin e dua ne si opzitë, votuam këto rregulla, këta përzgjedhin, të marri mbështetjen e palëve politike që nesër mos ek onsiderojë veten peng të nëjrës ose tjetrës palë.
Për këtë arsye mënyra më e mirë është nëj proces i përbashkët”, tha Aliebaj.