Opozita ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të PD-së, ndërkohë që deputeti Gazment Bardhi thotë se shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij.
Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Bashkë me një grup kolegësh dorëzuam sot kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij”, shkruan Bardhi.