Një autobus me pasagjerë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës.

Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia dyshon paraprakisht se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.

Po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka  marrë  flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.