Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për efektivin e FNSH, Lutfi Gjylen që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat, pak ditë më parë.
Autoi dhe i plagosuri ishin ulur të dy në një lokal kur ndodhi ngjarja. Burime bëjnë me dije se Gjyla është shprehur në sallën e gjyqit se arma i ishte shkrepur padashje.
Në momentin e arrestimit, punonjësi pranë Forcave të Nderhyrjes së Shpejtë Tiranë, ka qenë në gjendje të dehur. Tashmë i plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Lufti Gjyli mbante detyrën e inspektorit të policisë në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje