Për fat, nuk ka pasur viktima nga kalimtarët” tha një shitës.

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi mesditën e së premtes në një dyqan mishi në qendër të Athinës.

Sipas informacioneve, një i plagosur rëndë është transportuar me autoambulancë në KAT, ndërsa i dyti për në spitalin Evangelismos  me djegie të lehta. Bomba shpërtheu pak pas mesditës përpara një stacioni policie.

Për mrekulli, nuk pati viktima nga kalimtarët, tha një shitës vendas.

Sipas informacioneve, forcat e Zjarrfikëses kanë hequr katër bombola propan nga bodrumi, ndërsa institucione dhe një kompani e gazit natyror janë thirrur për të kontrolluar infrastrukturën e tyre dhe për të mbyllur linjat e tyre për të shmangur rrjedhjet dhe problemet e mëtejshme.

Sipas Policisë Rrugore, për shkak të shpërthimit, po bëhet devijim i trafikut në kryqëzimet Alkiviadou dhe Ioulianou si dhe Alkiviadou dhe Liossia.