Dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Seman.
Policia bën me dije se shtetasi I. T., duke drejtuar automjetin tip “Benz” karroceri, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.