Pajtim Krasniqi ose i njohur nga të gjithë si Dj Pm, është një nga personazhet më të vlerësuar nga publiku, pas eksperiencës së tij në Big Brother Vip.
Ai është përfolur shumë në media edhe për romancën e krijuar brenda shtëpisë me Sarah Berishën, romancë e cila vazhdon edhe sot. Së fundmi çifti sapo janë kthyer nga pushimet e tyre të para në Itali. Në rubrikën e “50 pyetjeve” për Prive-n, Pm-i ka zbuluar detaje të reja nga marrëdhënia e tij me Sarën dhe jo vetëm.
Që në hyrje të intervistës nuk kishte si të mungonte pyetja mbi pushimet e dyshes në shtetin fqinj. Dj u shpreh se udhëtimi kishte shkuar shumë mirë dhe se kishin kaluar një kohë të bukur.
“Itali është hera e tretë që shkoj, veç është vendi më i mirë për mua,”– është shprehur Pajtimi.
Duke qenë se partnerja e tij, Sarah është edhe blogere dhe poston shpesh në Instagramin e saj, Pm-i është ngacmuar, duke u pyetur nëse ishte lodhur në udhëtim pasi ka pasur rolin e fotografit detyrimisht.
“Po me neve ka qenë edhe Kledi, kështu që mu ka lehtësuar dukshëm ajo punë. Po ka pas momente që më është dashur edhe mua të bej foto,”– vazhdon Pajtimi.
Kur pyetet për dy detajet që i pëlqejnë më shumë tek Sarah, ish-banori i BBV nuk mendohet gjatë të japë një përgjigje.
“Qetësia, është shumë e qetë, edhe unë kam qejf që kur të flas me më dëgjuar. Se ashtu tipi jam dhe vetë. Edhe kur foli ajo më dëgjon shumë më analizon. Nuk ta bën rrafsh edhe hajt,”-tregon ai.
Ndërsa se çfarë e nervozon më shumë tek partnerja e tij, Krasniqi u ndal një moment të mendohej, duke u shprehur më pas që e acaron fakti që blogerja për shkak të angazhimeve nuk i kthen përgjigje shpejtë.