Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini ditën e djeshme kurorëzuan dashurinë e tyre me një ceremoni martesore buzë detit.
Ai kishte vendosur që këtë ditë të rëndësishme ta festonte me familjarët dhe miqtë e tij më të afërt, ku në mesin e të ftuarve nuk munguan as ish-banorët e Big Brother Vip.
Mirëpo, nga pamjet e shumta që qarkulluan në rrjet ajo çfarë në ra në sy ishte mungesa e Sabianit. Këngëtari mungoi në dasmën e “100 mijë euroshit” të tij dhe kjo “i vendosi kapakun” prishjes së miqësisë së tyre.
Teksa Iliri po festonte, Sabiani ka publikuar në “Instastory”, duke treguar se ndodhej në Vlorë me djalin e tij.