Një shpërthim tritoli raportohet se ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ndërsa i është vënë tritol një makina. Mësohet se tritoli ishte vënë në pjesën e poshtme të makinës, tip ‘Audi’, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.