Johnny Depp është shpërblyer me më shumë se 10 milionë dollarë, pasi një juri zbuloi se Amber Heard shpifi në gjykatë, duke e përshkruar veten si viktimë e abuzimit në familje.
Pas një gjyqi gjashtë-javor dhe 13 orësh diskutimi, shtatë anëtarët e jurisë në Fairfax, Virxhinia, dhanë vendimin e tyre. Depp, 58 vjeç, u shpërblye me 15 milionë dollarë nga juria, por kjo u reduktua në 10.35 milionë dollarë për shkak të një kufiri mbi dëmet ndëshkuese në shtet. Aktori e paditi.
ish-gruan e tij, për shpifje lidhur me një deklaratë të vitit 2018 që ajo shkroi për “The Washington Post”, ku e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.
Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo i kushtoi atij role fitimprurëse aktrimi. 58-vjeçari pohoi disa herë në tribunë se ai kurrë nuk ka goditur një grua, duke mohuar kwshtu pretendimin e Heard për dhunë seksuale.
“Që në fillim qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës. Të them të vërtetën, ishte diçka që u detyrohesha fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre ndaj meje. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë”, u shpreh ai.