Kryeministri Edi Rama ka mbajtur deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB, para mbledhjes së parë.

Në fjalën e tij, Kreu i qeverisë shqiptare u ndal tek ata që shkelin ligjin, që sipas tij duhet të ndëshkohen dhe bota për ta duhet të jetë sa më e vogël.

Po ashtu, kryeministri deklaroi se nuk duhet të lejohet askush që të kryejë krime.

“Vënia para përgjegjësisë për krimet, përfshi llogaridhënien e individëve është kyçe për të vendosur besimin tek drejtësia.

Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të masave kolektive të bashkësisë për të sprapsur agresionet.

Duhet të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë s

Së dyti duhet të forcohen mekanizmat e llogaridhënies në nivel rajonal.

Së treti ta orientojmë vëmendjen tek krimet dhe shkeljet e së drejtës humanitare.

Është kritike për të çuar para paqen.

Nuk duhet të lëmë askënd të kryejë krime. Nuk duhet toleruar. Të dyfishojmë përpjekje për të zbatuar ligjin. Të punojmë për parimet ndërkombëtare.

Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që boten ta vejmë të vogël për shkelësit”, tha Rama.