Shqipëria ka marrë presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nga selia kryesore në New York, kryeministri Edi Rama drejton debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill.

Në fjalën hyrëse përpara se t’ia delegonte fjalën të pranishmëve të tjerë, Rama falënderoi përzemërsisht ambasadoren e SHBA-ve, Thomas GreenField për punën e shkëlqyer të bërë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurimit në muajin maj.

“Do doja ta shfrytëzoja këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadoren e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer të bërë në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadoren Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardhje të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama.