Detaje të reja mësohen nga vrasja me armë zjarri këtë mëngjes në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se viktima, Naim Bajri është tregtar peshku në markatën e lagjes “Rus”.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke pirë kafe me një punonjësin e tij, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur.
Ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, ku autorët kanë qëlluar 10 herë në drejtim të tyre dhe për pasojë Naim Bajri ka mbetur i vdekur në vend.
Pak minuta pas krimit, është gjetur një mjet i djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës, e cila dyshohet se u përket autorëve.