Michael B. Jordan dhe Lori Harvey i kanë dhënë fund romancës së tyre pas më shumë se një viti së bashku. Aktori i ‘A Journal for Jordan’ , 35 vjeç dhe Harvey, 25 vjeç, janë ndarë pas një viti e gjysmë, sipas PEOPLE një ku thuhet se e ka konfirmuar burim i afërt me çiftin.

“Michael dhe Lori janë të dy zemërthyer”, thotë burimi. “Ata ende e duan njëri-tjetrin”.

“Michael është përpjrkur shumë gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe ishte i gatshëm të angazhohej për një kohë të gjatë. Ata kanë kaluar momente të shkëlqyera së bashku dhe kanë nxjerrë më të mirën nga njëri-tjetri”.

Ata të dy morën pjesë në festën e Oscar-it të Vanity Fair 2022 në Beverly Hills më 27 mars, e cila shënoi debutimin e tyre në tapetin e kuq . Modelja mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar më 17 maj, duke u shfaqur e vetme në tapetin e kuq për shfaqjen e Final Cut (Coupez!) . Thashethemet për probleme mes të dyve u përhapën javët e fundit pasi ajo u kthye nga Franca.

Dyshja kishin festuar një vjetorin e tyre në nëntor, disa muaj pasi Jordan zyrtarizoi lidhjen në Instagram në janar.

Ai i tha Hollywood Reporter në dhjetor se “më në fund gjeti dashurinë” në marrëdhënien e tij me Harvey. Aktori i Black Panther shpjegoi pse ndihej rehat duke ndarë publikisht marrëdhënien e tij personale: “Për të kaluar jetën të duhet një person i veçantë.”