Për sa i përket hapave që duhet te ndjekë Shqipëria, ambasadori Buçi u shpreh se shteti shqiptar ka bërë progres në rekomandimet e kërkuara dhe ka ardhur koha që Shqipëria të çelë negociatat me BE-në.
Unë mendoj se Po, siç e dini Këshilli i Evropës ka dhënë dritën jeshile për çeljen e negociatave. Unë shpresoj se deri në fund të këtij viti të ketë një çelje të negociatave. Sepse kjo luftë që po vijon prej disa muajsh dhe ka sjellë mijëra viktima na ka dhënë një leksion shumë të mirë. Bota ka ndryshuar nga lufta, sot ka dy botë, një para 24 shkurtit dhe një tjetër pas 24 shkurtit. Është e rëndësishme që Evropa të kuptojë që kemi një realitet të ri, që në nuk e donim por po e jetojmë dhe Evropa duhet të hapë sa më shpejt negociatat me Shqipërinë në mënyrë që të japë një qartësi për këtë zonë, për Ballkanin për 6 vendet që janë pjesë e Evropës dhe Evropa duhet të jetë në lartësinë e duhur”, u shpreh ambasadori Buçi i cili ishte i pranishëm në Shkodër gjatë aktiviteteve që janë mbajtur në kuadër të Javës Italiane.