Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka shkatërruar makinat e shtetasve grekë dhe ka kërcënuar qytetarët.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ne Pagrati. Pamjet janë publikuar nga mediet greke, ku shfaqet i riu shqiptar me një sëpatë në dorë, teksa shan dhe kërcënon qytetarët, si dhe efektivët e policisë.

Ai ka shkaktuar dëme në zonën e Pagratit, duke shkatërruar mjetet me sëpatë, ndërsa kërcënon këdo që i del para.

Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Ata i kërkuan të hidhte sëpatën, por ai i ofendoi dhe i kërcënoi.

Pas disa përpjekjeve, policia ka bërë të mundur që ta neutralizojë shqiptarin dhe ta arrestojë. Përveç sëpatës, i riu shqiptar mbante me vete edhe një thikë rreth 29 cm të gjatë.