Gazetari Mentor Kikia ka publikuar një mesazh, ku shihet se Evi Kokalari u kërkon anëtarëve të Këshillit Kombëtar që mos e votojnë Belind Këlliçin në postin e nënkryetarit.

Kikia teksa poston mesazhin shkruan se nëse Belind Këlliçi nuk është zgjedhur për shkak të lobimit të Evi Kokalarit, atëherë ky është një turp i madh për demokratët.

Kikia shton se me metoda të tilla demokratët s’mund të mobilizojnë qytetarët për të rrëzuar socialistët nga pushteti.

Kujtojmë që pak ditë më parë Komisioni i Rithemelimit organizoi zgjedhjet për postet e larta drejtuese në PD, ku Këlliçi garonte për postin e nënkryetarit përballë Luciano Bocit, Oerd Bylykbashit dhe Agron Shehajt.