Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, nuk ka shkaktuar krisje mes tij dhe Ilir Metës.
Por ajo la lënë një “qejfmbetje” tek Berisha, i cili tha se nëse Meta do e kishte shtyrë për në raundin e pestë, shanset për dështim sipas tij nuk ishin të vogla.
Pyetje: Presidenti Ilir Meta tha që nuk ka krisje me ju po ju keni krisje me të?
Sali Berisha: Jo, jo, asnjë asnjë të vetme. Të vetmen qejf mbetje që kam do doja të kishte shtyrë në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.
Pyetje: A do shkoni në Gjykatën Kushtetuese për procedurën e përzgjedhjes së presidentit Meta, ju ftoi dje ta sfidoni në gjykatë?
Sali Berisha: Unë jam shumë i kursyer në atë drejtim, e vërteta është që Kushtetua në gërmë nuk njeh kufizim, por gërma është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si kushtetutë, si frymë pastaj ka diskutim.