Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në Ballkanin e Hapur me mesazhin për të mos patur frikë për të folur hapur. Në prani edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe të SHBA, Rama u shpreh se nuk duhet të kemi frikë të flasim, ashtu sic ndodh në Bruksel.
Unë po shkruaja disa shënime jashtë fjalimit të përgatitur. Besoj se ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si me Ballkanin e Hapur. Ne nuk mund të vijmë në një takim dhe të flasim sic jemi mësuar kur shkojmë ne Bruksel.
Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristike të këtij rajoni, pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme sesa arsyeja për t’u bashkuar. Unë dua të kujtoj se ne mblidhemi sot në një samit të Ballkanit të Hapur pasi ka filluar lufta në Ukrainë”, u shpreh kreministri.
Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh ky samit është i vecantë, pasi mblidhet në një kohë kur Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë. Kjo sipas Ramës e bën edhe më të domosdoshme Ballkanin e Hapur.
“Ndryshe nga disa gabimisht mendojnë, lufta në Ukraine e bën Ballkanin e Hapur edhe një domosdoshmëri më të madhe para se kjo luftë të fillonte.
Mbrëmë kam pasur kënaqësinë të takoj këtu, ambasadorin Hill, një ndër veteranët e diplomacisë amerikane dhe pa diskutim një njohës i thellë i rajonit, që ka shërbyer në Tiranë në kohët dramatike të transformimit”, tha Rama.