Para se të hiqte dorë përfundimisht nga “Për’puthen”, Fation Kuqari hodhi akuza të forta për Melisa Lleshin, e fundit kjo që u përfol për një lidhje të fshehtë me Andi Shehin.
Tashmë ata të tre ata nuk janë më pjesë e emisionit dhe Melisa me Andin vazhdojnë të shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit, por thjesht si shok. Mirëpo si i ka marrëdhëniet Fationi me Andin?
Gjatë ditës së sotme ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij. Shumë prej tyre janë interesuar për raportet e tij me Andin dhe Fationi ju është përgjigjur shkurt të gjithëve.
“Shumë pyetje të tilla. Nuk kam asnjë kontakt, nuk flas”, është përgjigjur ai.
Top Channel