Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikmin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave
Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me rrahje dhe itensitet deri në 8-12m/s. Deti forca 1-2 ballë
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 12 deri 24°C
në zona e ulëta 13 deri 29°C
në zona bregdetare 16 deri 29°C