Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se në 31 maj u mblodh KOnferenca e Kryetarëve në të cilën u rrëzua kjo kërkesë.
Edhe gjatë një votimi në fillim të seancës plenare, është rrëzuar kjo kërkesë.
Ky vendim ka sjellë reagimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se kjo është bërë në kundërshtim të rregullores së Kuvendit.
Nikolla: Më 31 maj 2022, u mblodh konferenca e kryetarëve dhe u vendos për të mos miratuar një kërkesë të Alibeajt për të ngritur një komision të posaçëm për investimet strategjike.
Alibeaj: Kërkesa të tilla befas që fusni ju janë jashtë rregullores. Ju e vendosët ta fusni sot. Sipas rregullores, ai vendim duhet të debatohet, diskutohet. Për këtë arsye në rendin e ditës të dalë dje, kjo nuk ishte. Kërkesa ime është që kjo çështje të ketë kohën e duhur për ta diskutuar nga senaca plenare nga të gjithë deputetët. Kalimi në mënyrë të fshehtë nuk ju bën nder as ju dhe as parlamentit.