Gjykata Speciale në Hagë zgjat afatet e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ky vendim është marrë në datën 26 maj 2022.
Gjithashtu vendimi është konfirmuar në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.
Aktakuza ndaj tyre, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.