Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy shtetasit holandezë, të cilët dhunuan një 45-vjeçar para ndeshjes Rome-Feyenoord në Tiranë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjor bëhet me dije se i dëmtuari Arben Gorrea nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë.

Por dy shtetasit e huja nuk mund të largohen menjëherë nga Shqipëria, pasi Gjykata dha vendimin “detyrim paraqitjeje” për ta. Çdo të hënë, ata duhet të paraqiten në gjykatë, deri në mbyllje të hetimeve.