Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Malësinë e Madhe. Raportohet se një person ka humbur jetën, pasi është goditur nga rrufeja.
Si pasojë e shkarkesave elektrike dhe rrufeve në fshatin Dedaj, Njësisë Administrative Shkrel, ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.
Theksojmë se prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga mot i keq dhe me reshje të dendura, të shoqëruara herë pas herë me rrufe dhe vetëtima.