DURRËS
Një 68-vjeçar ka humbur jetën në Durrës mesditën e sotme. Sipas informacioneve zyrtare, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajmi i Fundit