Qeveria e kryeministrit holandez Rutte është duke ushtruar presion mbi parlamentin e vendit të saj për të mbështetur hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Megjithatë, sipas mediave holandeze shumica e qytetarëve dhe një pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez nuk janë dakord për të zgjeruar familjen evropiane. Ata janë shprehur kundër hapjes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë ishte vetë kryeministri holandez Mark Rutte i cili takoi homologun e tij kryeministrin Edi Rama.
Në këtë takim kreu i qeverisë holandeze Mark Rutte u shpreh se ka ardhur koha që BE të tregohet e drejtë me Shqipërinë dhe se Bullgaria nuk mund të mbajë më peng këtë proces për shkak të vetos që i ka vendosur Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama, ndonëse këtë herë nuk shfaqi kritike për BE, tha se përtej PO-së dhe JO-së për hapjen formale të negociatave, duhet të përfshihen në rajon me ndihma konkrete.
Në takim iu dha mbështetje edhe nismës ‘Ballkani i Hapur’, ku kryeministri holandez Rutte tha se kjo nisëm ka shumë element pozitiv brenda duke nisur që krijimi i një tregu të përbashkët dhe krijimin e stabiliteti në rajon përmes bashkëpunimit më të ngushtë të vendeve.
Ballkani i Hapur është çështje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe mendoj se krijimin i një tregu të përbashkët dhe ka element pozitive që vijnë nga kjo nismë ndihmon në procesin e zgjerimi”, tha Rute në nëntor të vitit të kaluar.
Holanda është një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe jo rastësisht Parlamenti dhe shumica e qytetarëve holandezë nuk janë pro zgjerimit të familjes evropiane.