Policia e Shtetit finalizon një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar. Operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia italiane dhe Policia shqiptare.

Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.


Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania.

Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: Bledar Coman alias Bledar Kurti, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe Enis Preci alias Enis Uruci, 27 vjeç, banues në Laç.