Policia e Elbasanit zhvilloi një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në një konferencë për mediat, Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa dhe detajet e operacionit, ku tha se janë sekuestruar pasuritë e Gentian Sharrës dhe Mustafa Sharrës. Por i pyetur nga gazetarët nëse dështoi operacioni për arrestimin e të shumëkërkuarit Talo Çela, Çipa tha se hetimet për të vazhdojnë dhe shumë shpejt do të ketë edhe rezultate konkrete.
Çipa: Policia ka dhënë prova se është e vendosur për të rritur parametrat e sigurisë në qytet dhe gjithë vendit. policia ka patur mbështetjen e policisë së shtetit për të identifikuar cdo anëtar të grupit kriminal në Elbasan. Kontrollet e djeshme ishin në kuadër të kapjes së personave në kërkim. Kjo punë do të jetë intensive derisa personat në kërkim të vihen para drejtësisë
Pyetje: A ishte Talo Çela një nga personat e kërkuar dhe dështoi operacioni?
Çipa: Hetimet për cdo person të kërkuar dhe aq më tepër per personin që ju përmendet janë në hetim dhe në rrugën e duhur dhe besoj që do ketë rezultate pozitive në të ardhmen
mëson se mbrëmjen e të enjtes, RENEA rrethoi gjithë zonën e Elbasanit, duke operuar me dy grupe të mëdha kontrollesh, njëri i dislokuar në Elbasan, kryesisht në zonën e Tregut Industrial dhe tjetri në Peqin.
Të dhënat konfidenciale konfirmuan se informacioni i parë kishte të bënte me vendndodhjen e Suel Çelës dhe të Talo Çelës, por në vazhdën e shoqërimeve të personave të dyshuar, Policia ka hasur edhe në një tjetër emër që për ta do të thoshte shumë.
Bëhet fjalë për Kelmend Xhaferrin, njeriun që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021-shit.
I armatosur gjer në dhëmbë, ditën kur u vra Pjerin Xhuvani, ai hapi zjarr mbi furgonin e grupit të “Ruajtjes së votës”
Ngjarja që tronditi vendin u mbyll me një të arrestuar, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, dhe u tha se në kërkim u shpall Kelmend Xhaferri. Ai vijoi të ishte në kërkim, madje për specialët e RENEA-s ai ishte një i shumëkërkuar i së njëjtës rëndësi me ata për të cilët kishin udhëtuar me plan konkret nga Tirana.
Që kur kanë dëshmuar Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, Policia e Shtetit e ka kthyer qëllim në vetvete arrestimin e Talo Çelës, emri i të cilit është përfshirë nga ish-miku i tij në krime monstruoze.
RENEA dhe grupe FNSH-je, që prej më shumë se një muaji, ushtrojnë kontrolle të panumërta në Elbasan dhe rrethina, në të gjitha pikat ku pretendohet se strehohet Talo Çela, por ende nuk është bërë e mundur të arrestohet.