Bashkia Lezhë në lidhje me pretendimet mediatike për dhunim dhe pengim të punimeve nga ana e kompanisë së internetit NETSYSCOM shpk, sqaron se:
Kompania në fjalë ka shkelur ligjin duke bërë punime pa leje, pasi leja ka mbaruar afatin prej 24 muajsh( sipas lejes së ndërtimit) të dhënë që nga data 20.06 2018.
Pas kësaj kompania nuk ka bërë asnjë kërkesë për zgjatje afati të lejes në Bashki, duke bërë punime në skadim të lejes së ndërtimit.
Në rastin e fundit kompania ka kryer punime përgjatë trotuarit të Kunës në kanalin e hapur nga OSHE dhe Bashkia Lezhë për shtrirjen e linjës elektrike pa marrë asnjë konfirmim dhe pa asnjë të drejtë për shfrytezimin e punimeve të bëra për qëllime të linjave elektrike.
Ne keto kushte Inspektorati ndertimor vendore dhe policia Bashkiake kane nderhyre ne zbatim te ligjit.
Kjo nderhyrje ka hasur ne reagimin e dhunshem te punonjeseve te kompanise qe punonte pa asnje leje!
Kallzimi penal eshte bere nga Policia Bashkiake per akte dhune nga punonjesit e kompanise NETSYSCOM ne drejtim te efektiveve te policise bashkiake ne zbatim te ligjit.