Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e djeshme, ku edhe ka zbuluar një depo që merrej me modifikimin e armëve të zjarrit.
Burime për media bëjnë me dije se arma e zjarrit është zbuluar në Yzberisht dhe se në lidhje me këtë aktivitete kriminal ka rënë në pranga një person.
Mësohet se policia ka sekuestruar disa armë të llojit të ndryshme të modifikuara. Veç armë janë sekuestruar edhe municione.
Armët janë çuar për ekspertizë për të zbuluar nëse janë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.