Oerd Bylykbashi duke folur në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, tha se për shumë arsye, “kjo reformë s’duhet të jetë një pazar as i paravendosur as i vendosur gjatë punës së tij”.

Nuk duhet të jetë si fundi i vitit 2020 i asaj reforme ku një pazar jo thjesht ndryshoi Kodin Zgjedhor, por shkatërroi një sistem zgjedhor. Rregullat e lojës nuk ndërrohen në mënyrë të njëanshme.

Ne sot duhet të punojmë bashkë për të vënë rregulla loje për zgjedhësit jo për ne 19 vetat që jemi në komisino apo 140 veta që dp votojnë.

Nëse kjo reformë do shërbejë për të krijuar krizë politike më mirë mos nisë se do të jetë themeli i një krize që do na çojë mbrapsht 20 vite të shkuara