Motra e Nuredin Agim Dumanit, Xhuljana Agim Dumani, rezulton e pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar
Burime për median bëjnë me dije se certifikata e sigurisë i është lëshuar në cilësinë e zyrtares së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Drejtorinë e NATO-s dhe është nënshkruar me datë 6.06.2022 për zonjën Xhuljana Agim Dumani nga Drejtori i Përgjithshëm i DSIK-ut, Dorian Tola.
Ministria e Jashtme i ofron NATO-s, si personel sigurie motrën e Nuredin Dumanit.
Në dijeni është vënë dhe Drejtori i Drejtorisë së Vettingut dhe Sigurimit Industrial Mark Ndreca.
Xhuljana Dumani është pajisur me certifikatë sigurie, duke i dhënë hapësirë në sekretet shtetërore, në një kohë që vëllai i saj Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i drejtësisë, po zbërthen biznesin e vrasjeve. Mësohet se pas bashkëpunimit të vëllait të saj me drejtësinë Xhuliana Dumani është marrë ne mbrojtje nga shteti.
Sipas këtij dokumenti Shqipëria i ofron sigurisë së NATO-s, motrën e një vrasësi me pagesë./syri.net