“Pilafi s’mban më ujë”! Mbi këtë slogan është thirrur nga shoqëria civile protesta për rritjen e çmimeve. Ajo ka nisur në orën 18:00 në datën 15 Qeshor, ku qytetarët do të mblidheshin në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te “Kryeministria”.


Qytetarët u shprehën se do të marrin pjesë në protestë, ndërsa shtojnë njëzëri se rritja e çmimeve e ka bërë të papërballueshme jetesën e tyre. Por nga pamjet vështrua se numri i qytetarëve këtë herë ishte më i pakët se protesta e herës së kaluar. Qytetarët për Egnatia News shprehen se faji i mungesave të protestave janë sindikatat të cilat nuk mendojnë për popullin. E disa të tjerë shprehen se në Shqipëri nuk ka më të rinj për të kundërshtuar padrejtësitë që qeveria bën me popullin. Qytetarët shprehen:


Një ndër fokusit e protestës e cila u zhvillua ditën e mërkurë në datë 15 Qershor, ishte dhe mesazhi kundrejt qeverisë ku sipas tyre, keqqeverisja ka bërë që shumë të rinj të braktisin vendin, në një kohë që mund të ndërtonin të ardhmen në vendin e tyre.