Funari është një nga pikat turistike më të bukura që ka qarku I Elbasanit. Besnikët e tij mbeten të apasionuarit e natyrës dhe sporteve ujore.
Si një mënyrë për të nxitur qytetarët ta vizitojnë këtë perlë, bashkia e Elbasanit organizon prej disa vitesh Funar Fest .
Funari vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë por mungesa e investimeve në infrastrukture, në bujtina apo restorante bëjnë qytetarët të jenë të tërhequr për ta vizituar.