Kryeministri Edi Rama ka fyer dhe poshtëruar dibranët sot në takimin që zhvilloi me strukurat socialiste në Peshkopi.
Teksa po fliste për arritjen e objektivit të ardhshëm elektoral, duke i tërhequr veshin drejtuesve socialistë për 25 prillin, Rama foli me gjuhën e përgjimeve të dosjes 184, kur kërkonte vjedhjen e votave në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të vitit 2016.
Dibranët ia hipin njëri-tjetrit”, tha Edi Rama duke u munduar ta lidhë batutën banale me inteligjencën e lindur të dibranëve, por në fakt nuk bëri gjë tjetër veçse një gafë që fyen një komunitet të tërë.
Edhe tentativa më pas për ta sqaruar se e kishte për lojën ‘kala dibrançe’, nuk e shfajëson, pasi në fakt, Edi Rama është e provuar botërisht që fyerjen dhe poshtërimin e ka A-në dhe B-në e aktivitetit të tij ditor