Një aksion i madh ant-kanabis është duke u zhvilluar prej mëngjesit në të gjithë vendin.
Disa parcela raportohet se janë identifikuar, ndërsa blutë janë duke kryer aksione Shkodër, Malësi të Madhe, Krujë, Vlorë, Tepelenë, Elbasan, Belsh, Berat, Lushnje dhe Durrës.
Po mëngjesin e sotëm, pesë persona u arrestuan në Kukës me 20 kilogram kanabis, si dhe një tjetër ra në pranga në Korçë me një sasi prej 8 kilogram kanabis.
Intensifikimin e goditjes ndaj kultivimit të kanabisit e paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, pak ditë më parë.